image Suso po largohet nga Milani – skuadra e re është befasi

Futboll

Sport/ Suso po largohet nga Milani – skuadra e re është befasi

news image

Suso dhe Milan duket se do t’i ndajnë rrugët e tyre këtë merkato. Spanjolli nuk është i kënaqur në “San Siro”, kjo edhe për shkak të tifozëve, me milanistët që nuk e duan më në ekip.

Roma ishte përfolur si destinacioni më i mundshëm, por së fundmi një emër i ri ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për Valencian. “Radio Marca” shkruan se klubi nga “Mestalla” e pëlqen shumë Suson dhe do të nisë kontaktet e para me Milanin.

Ashtu si Valencia edhe futbollistin e tërheq shumë ideja për të luajtur në La Liga. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet mes dy klubeve, pasi Suso duket se e ka marrë vendimin e tij.