image Suso largohet nga Milani – i bashkohet skuadrës spanjolle

Futboll

Sport/ Suso largohet nga Milani – i bashkohet skuadrës spanjolle

news image

Mesfushori i Milanit, Suso, është shumë afër t’i bashkohet Sevillas si huazim me opsionin që spanjollët ta blejnë përfundimisht spanjollin.

26-vjeçari, pritet të udhëtojë drejt Sevillas të mërkurën gjatë ditës për t’i kryer testet mjekësore, pasi të dy klubet janë pajtuar për marrëveshjen e huazimit për 18 muaj, mëson “Goal.com”.

Sevilla e ka opsionin ta blejë mesfushorin e krahut për 20 milionë euro në fund të sezonit, por mund të kthehet edhe në blerje të obliguar nëse Suso arrin një numër të caktuar të ndeshjeve të luajtura.