image Sulmohet seksualisht një e mitur në Ferizaj

Siguri

Sulmohet seksualisht një e mitur në Ferizaj

news image

Një vajzë e mitur në Ferizaj ka qenë viktimë e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale nga një person i dyshuar që nga 25 prilli i këtij viti.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Sinjali ka mësuar se e mitura e ka paraqitur rastin dje në polici, në praninë e prindit të saj.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari për sulm dhe ngacmim seksual ndaj saj i kishte bërë person psikologjik në mënyrë të vazhdueshme.

Përkundër kësaj, e mitura nuk kishte pasur guxim ta raportonte atë në polici./Gazeta Sinjali/