image Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Prishtinë

Siguri

Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Prishtinë

news image

Tre persona nga Prishtina, dy meshkuj dhe një femër janë ankuar në polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, vetura që dyshohet se ka shtënë në drejtim të shtëpisë së viktimave ka qenë me targa vendore.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur shtatë gëzhoja të armës së shkurtër.

Ky sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe se kur të dyshuarit kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes janë aksidentuar me veturën e viktimave./ Gazeta Sinjali/