image Sulmohet fizikisht një punonjës në Spitalin e Pejës - Policia jep detaje

Siguri

Sulmohet fizikisht një punonjës në Spitalin e Pejës – Policia jep detaje

news image

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike ditën e sotme në Spitalin e Pejës.

Njëri nga të përfshirët është punonjës në Spital, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe prokurori e ka cilësuar rastin si “lëndim të lehtë trupor'”, tha ai.

/GazetaSinjali/