image Sulmohen fizikisht policët në Prishtinë, prangoset i dyshuari

Siguri

Sulmohen fizikisht policët në Prishtinë, prangoset i dyshuari

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, i njëjti nuk kishte bindur ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë, duke i fyer dhe sulmuar fizikisht.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/