image Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri, MPB publikon provat e gjetura – PAMJE

Siguri

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri, MPB publikon provat e gjetura – PAMJE

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për gjuajtje me armë drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla tha se ky është një akt terrorist dhe Policia e Kosovës u sulmua sot rreth orës 07:40 me granatë dore dhe kallashnikov.

Ndërsa Mehmeti bëri të ditur se brenda 3 ditësh janë kryer katër sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje të provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes nga sulmet e kryera në drejtim të Policisë së Kosovës.

Në pamje shihet një numër i madh i iriqëve metalik që janë grumbulluar nga Policia, si dhe gurë, gëzhoja plumbash dhe dëmet që u janë shkaktuar veturave të Policisë.

Kujtojmë se të mërkurën, Gazeta Sinjali ka raportuar se një person ende i paidentifikuar nga Policia, ka vendosur në rrugë disa copa të armaturës me skaje të mprehta, të njohur si iriqë metalikë, me qëllim që t’i dëmtojë gomat e automjeteve që kalonin në rrugën kryesore Mitrovicë-Ribaricë.

/GazetaSinjali/