image Një person në Mitrovicën e Veriut vendos armatura që t’ua shpojë gomat veturave që kalojnë nëpër rrugë

Siguri

Një person në Mitrovicën e Veriut vendos armatura që t’ua shpojë gomat veturave që kalojnë nëpër rrugë

news image

Një rast i pazakontë është raportuar sot në orën 06:30 në stacionin policor në Zubin Potok.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar nga Policia, ka vendosur në rruga disa copa të armaturës me skaje të mprehta, me qëllim që t’i dëmtojë gomat e automjeteve që kalonin në rrugën kryesore Mitrovicë-Ribaricë.

Sinjali mëson se Policia nga vendi ngjarjes ka grumbulluar gjithsej 46 copa të tilla metalike.

Me urdhër të prokurorit, është hapur rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe hetimet vazhdojnë.

/GazetaSinjali/