image Substancë narkotike e armë, dërgohen në mbajtje dy persona në Ferizaj

Siguri

Substancë narkotike e armë, dërgohen në mbajtje dy persona në Ferizaj

news image

Dje në fshatin Babush të Ferizajt janë arrestuar dy persona, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre i janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu mëson Sinjali brenda burimeve në Prokurori ku thonë se në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 42,72 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 4.42 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 2.41 gram e llojit LSD, 11.89 gram e llojit Ekstazi.

Po ashtu atyre i janë gjetur një pistoletë, dy thika, një sprej, një shufër metalike, katër telefona mobil dhe 100 euro para të gatshme.

Edhe vetura e tyre është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/