image Stuhi e fuqishme me erë dhe breshër në Prishtinë (PAMJE)
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Stuhi e fuqishme me erë dhe breshër në Prishtinë (PAMJE)

news image

Ashtu siç u paralajmërua, moti në ditën e sotme po mbizotëron me vranësira të cilat kanë sjellë stuhi të fuqishme me erë dhe breshër, shkruan Gazeta Sinjali.

Meteokosova paralajmëroi se sot pritet destabilizim i fuqishëm i motit në zona të caktuara, përderisa moti së pari do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës, veçanërisht më vonë, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme, përderisa temperaturat e larta do të vazhdojnë, ku të shtunën termometri mund të regjistrojë temperaturën deri në 37°C në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan meteokosova.

Sipas parashikimeve të fundit, ulje e temperaturave parashihet nga data 8-9 korrik, ku pritet të depërtojnë masa të freskëta nga veriu i kontinetit, kështu, duke sjellur edhe pak lehtësim nga “pushteti” i të nxehtit afrikan. 

/GazetaSinjali/