image Spitali ku janë dërguar 30 kosovarët e lënduar në aksident, nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda

Siguri

Spitali ku janë dërguar 30 kosovarët e lënduar në aksident, nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda

news image

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe rreth 30 pasagjerë të tjerë të autobusit të kompanisë kosovare “Deva Tours”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dhjetë nga personat e lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sinjali mëson se ky autobus ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Spitali ku janë dërguar të lënduarit, nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda, mëson gazeta Sinjali.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa ishte duke vozitur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga kjo kompani, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Sinjali mëson se të gjitha viktimat e konfirmuara deri tani janë nga Kosova dhe gjendeshin në autobus kur ndodhi aksidenti. /Gazeta Sinjali/