image Klinë: Treni godet veturën, lëndohet një person

Siguri

Klinë: Treni godet veturën, lëndohet një person

news image

Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Dush të Klinës, pasi treni ka goditur një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Komunën e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:54 policia është njoftuar se  në fshatin Dush, komuna e Klinës, treni i cili qarkullonte nga Peja për në Prishtinë e ka goditur një veturë me me ç’rast një person ka marrë lëndime dhe i njëjti është dërguar në emergjencës e spitalit për tretman mjekësorë. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore për ta shiquar vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/