image Aksident mes dy automjeteve të udhëtarëve

Siguri

Aksident mes dy automjeteve të udhëtarëve

news image

Një aksident trafik ka ndodhur në Mitrovicë ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, njëri drejtues i automjetit dhe një pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas ndihmës mjekësore janë liruar, ka bërë të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 12:47, në fshatin Dobërllukë të komunës së Mitrovicës. /GazetaSinjali/