image Pesë të lënduar nga një aksident trafiku mes 3 automjeteve në Prishtinë

Siguri

Pesë të lënduar nga një aksident trafiku mes 3 automjeteve në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku në mes tri automjeteve, ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 5 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes,si pasojë e këtij aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”

/GazetaSinjali/