image Vetura përplaset me ekskavatorin në Gjakovë, lëndohet rëndë një person

Siguri

Vetura përplaset me ekskavatorin në Gjakovë, lëndohet rëndë një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK” në Gjakovë, me ç’rast një person ka marrë lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa një veturë ishte në lëvizje, e njëjta del jashtë rrugës dhe përplaset me një ekskavator.

Shoferi i veturës ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/