image Aksident mes dy kamionëve dhe një veture në autostradën "Ibrahim Rugova", dyshohet për të lënduar

Siguri

Aksident mes dy kamionëve dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të lënduar

news image

Një aksident ka ndodhur sot gjatë pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përplasur dy kamionë dhe një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se janë lënduar katër persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se po priten konfirmime zyrtare nga mjekët.

Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë ai./GazetaSinjali/