image I mituri godet me veturë dy këmbësore në Lipjan, njëra është police

Siguri

I mituri godet me veturë dy këmbësore në Lipjan, njëra është police

news image

Dy këmbësore janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë pasditen e së dielës, rreth orës 18:40 në fshatin Magure të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se shoferi është një person i mitur, i cili nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

Gjithashtu këto burime bëjnë me dije se njëra nga dy të lënduarat është zyrtare policore.

Të lënduarat pas aksidentit kanë marrë ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/