image Sot shi e bubullima, të dielën pritet edhe borë

Kosovë

Sot shi e bubullima, të dielën pritet edhe borë

news image

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me shi dhe bubullima, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather, ky mot do të përmirësohet të premten dhe të shtunën pasi pritet të ketë më shumë diell.

Mirëpo të dielën kthehet sërish moti i ftoftë, madje pritet të ketë të reshura shiu, e nëpër vise kodrinoro-malore edhe borë.

Njoftimi i plotë:

Ditën e enjte përkeqësim i motit me reshje shiu e bubullima. Të premten e shtunën ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vransira kalimtare dhe erë.
Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.
7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.
Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.

/GazetaSinjali/