image Sot nga Ferizaj janë marrë vetëm 11 mostra për t'u testuar për koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Sot nga Ferizaj janë marrë vetëm 11 mostra për t’u testuar për koronavirus

news image

Dje nuk është regjitruar asnjë i infektuar me koronavirus nga Ferizaj, ndërsa sot ka rënë edhe numri i atyre që po testohen me dyshimin për infektim.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë për Gazetën Sinjali se sot nga ky qytet janë marrë për t’u testuar vetëm 11 mostra.

“Sot i kemi vetëm 11 mostra të cilat do të testohen”, ka thënë Aliu.

Ferizaj mbetet komuna me më së shumti raste me koronavirus (90). /Gazeta Sinjali/