Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Në Mitrovicë, Podujevë, Prishtinë dhe Gjilan temperaturat maksimale do të lëvizin deri në 27 gradë Celsius.
Kurse në Ferizaj dhe Pejë temperaturat maksimale do të lëvizin deri në 26 gradë Celsius. Në Prizren dhe Gjakovë temperaturat maksimale do të lëvizin deri në 28 gradë Celsius./Gazeta Sinjali/