image Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Politikë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot. Përmes një njoftimi nga Kuvendi, bëhet e ditur se mbledhja nis në orën 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5.    Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, 

7.    Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,

8.    Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,


III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Gazeta Sinjali/