Sonte fillon depërtimi i të ftohtit polar, të mërkurën pritet të jetë më ftohtë, te ketë reshje bore dhe erëra veriore.
Datat:
4.02.2020 – Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave më vonë në mbrëmje, do të shndërrohen në borë. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 7-16m/s, e vonë në mbrëmje nga krahu verior 4-12m/s. Vende-vende era do të fryejë me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 2.
5.02.2020 – Mot i fohtë, kryesisht i vranët dhe me erëra të fuqishme veriore. Herët në mëngjes reshje më intenzive të borës. Ditën kohëpaskohe reshje të dobëta bore. Në vise malore reshje të dendura bore. Në rajonin e Dukagjinit gjatë ditës reshjet do të jenë të përziera bore dhe shiu. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 7-18m/s. Nga rajoni i Istogut ekziston mundësia që të ketë erëra më të stuhishme me hove edhe mbi 20m/s (72km/h). Indeksi UV: 1, njofton Prishtina Weather. /Gazeta Sinjali/