Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.
Sot pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave./Gazeta Sinjali/