image Sonte përballja e madhe në Prishtinë: Dardanët dhe Tre Luanët zbresin në arenën "Fadil Vokrri"

Kosovë

Sfida/ Sonte përballja e madhe në Prishtinë: Dardanët dhe Tre Luanët zbresin në arenën “Fadil Vokrri”

news image

Kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja e madhe  futbollistike në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Anglisë.

Dardanët do të ndeshen kundër  Tre Luanëve në sfidën e cila po pritet me padurim në kryeqytetin kosovar.

Yjet e futbollit anglez tashmë kanë zbritur në Kosovë për tu përballur me djelmoshat e ekipit të përfaqësueses së Kosovës së udhëhequr nga Bernard Challandes, shkruan Gazeta Sinjali.

Anglia është skuadra e parë e kalibrit botëror që viziton Prishtinën dhe përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, andaj edhe po konsiderohet përballje e veçantë.

Ani pse për “Dardanët” do të jetë ndeshje vetëm për statistika në këto kualifikuese, pas humbjes 2-1 nga Çekia, nuk mungon entuziazmi dhe atmosfera brilante për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze dhe për të mbyllur kualifikueset në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja do të fillojë prej orës 18:00. /Gazeta Sinjali/