image 'Solo-goli' nga mbrojtja deri tek sulmi, Hernandez fiton çmimin e golit më të bukur të sezonit në Serie A- VIDEO

Futboll

‘Solo-goli’ nga mbrojtja deri tek sulmi, Hernandez fiton çmimin e golit më të bukur të sezonit në Serie A- VIDEO

news image

Theo Hernandez ka fituar çmimin e golit më të mirë të sezonit 2021-22 në Serie A.

Në një sprint të bërë prej 95,3 metra, Lega Serie A njoftoi në profilin e saj në Twitter se goli i Theo Hernandez ndaj Atalantës është shpallur më i bukuri i sezonit 2021/2022.

Goli erdhi në një ndeshje kyçe të Milanit, e cila ishte xhiroja e parafundit të sezonit, teksa Milani triumfoi atë ndeshje dhe më pas edhe xhiron e fundit, për ta fituar Scudetton.

/GazetaSinjaliSport/