Everton e Tottenham po luftojnë për shërbimet e portierit të Atalantës.
Me blerjen e portierit argjentinas Juan Musso, Atalanta po kërkon të shesë tashmë italianin Pierluigi Gollini, i cili ishte edhe titullari i formacionit deri në fund të sezonit.
Gardiani 26-vjeçar ndiqet me interes nga Lazio e Fiorentina në Serinë A, por së fundi në dyert e Atalantës kanë trokitur edhe përfaqësues të Tottenhamit e Evertonit.
Vlera e kartonit të Gollinit llogaritet rreth 10 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/