image Skuadra të mëdha interesohen për mesfushorin e Milanit

Futboll

Skuadra të mëdha interesohen për mesfushorin e Milanit

news image

Milani ka humbur njërin nga yjet kryesorë të skuadrës, portierin Gianluigi Donnarumma i cili do të largohet si lojtar i lirë në verë , transmeton Sinjali Sport.

Por gjiganti italian rrezikon të mbetet pa një tjetër lojtar të rëndësishëm për edicionin e ri, mesfushorin Franck Kessie.

Ylli afrikan ka pasur një vit shumë të mirë me Rossonerët dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

24-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje zyrtare me Milanin, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Paris Saint Germain është skuadra që dëshiron transferimin e tij në Francë, derisa nga Liga Premier ka konkurrencë më shumë.

Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë tri skuadrat angleze që gjithashtu do të tentojnë transferimin e tij në verë.

Kessie ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2022 dhe drejtuesit e klubit kuqezi po tentojnë ta bindin për një kontratë të re.

Duke marrë parasysh kontratën e shkurtë që ka me klubin, Milan është gati ta shes mesfushorin nga Bregu i Fildishtë për një shumë mbi 35 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/