image Skuadra të mëdha evropiane të interesuara për Trippier, Manchester United më të zhurmshmit

Futboll

Skuadra të mëdha evropiane të interesuara për Trippier, Manchester United më të zhurmshmit

news image

Kieran Trippier pritet të largohet nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të verës, raporton Sinjali Sport.

Manchester United është një nga skuadrat që po synon transferimin e mbrojtësit të djathtë.

Trippier mund ta përfundojë aventurën dy vjeçare te “Los Colchoneros” me titull të Laligës, nesë fiton në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Real Valladolid.

Anglezit kontrata i skadon në vitin 2022 te madrilenët, ku skuadra e Atletico në këtë verë do jetë në mëdyshje për ta shitur këtë vit apo ta mbajë edhe për një sezon, mirëpo vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë.

Sipas mediumit “The Athletic” skuadra e Manchester United është një nga klubet më të interesuara për ish lojtarin e Tottenhamit.

“Djajtë e kuq” do garojnë me Evertonin dhe PSG për shërbimet e 30 vjeçarit, skuadra që e kanë në radar, duke e ditur marrëdhënien që e ka Pochettino me Trippier, skuadra franceze ka përparësi në këtë aspekt.

Kieran Trippier njihet për performancat që i bëri me kombëtaren angleze në kampionatin botëror “Rusia 2018”, ku në gjysmëfinale realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë ndaj Kroacisë. /Gazeta Sinjali Sporti/