Kieran Trippier pritet të largohet nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të verës, raporton Sinjali Sport.
Manchester United është një nga skuadrat që po synon transferimin e mbrojtësit të djathtë.
Trippier mund ta përfundojë aventurën dy vjeçare te “Los Colchoneros” me titull të Laligës, nesë fiton në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Real Valladolid.
Anglezit kontrata i skadon në vitin 2022 te madrilenët, ku skuadra e Atletico në këtë verë do jetë në mëdyshje për ta shitur këtë vit apo ta mbajë edhe për një sezon, mirëpo vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë.
Sipas mediumit “The Athletic” skuadra e Manchester United është një nga klubet më të interesuara për ish lojtarin e Tottenhamit.
“Djajtë e kuq” do garojnë me Evertonin dhe PSG për shërbimet e 30 vjeçarit, skuadra që e kanë në radar, duke e ditur marrëdhënien që e ka Pochettino me Trippier, skuadra franceze ka përparësi në këtë aspekt.
Kieran Trippier njihet për performancat që i bëri me kombëtaren angleze në kampionatin botëror “Rusia 2018”, ku në gjysmëfinale realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë ndaj Kroacisë. /Gazeta Sinjali Sporti/