Tash e disa ditë vendi është duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat në disa vende shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale. Përveç reshjeve të dendura të shiut, nuk kanë munguar as reshjet e breshrit, raporton Gazeta Sinjali.
Edhe komuna e Skenderajt u përballë me këto vërshime, për të cilat kryetari i komunës, Fadil Nura tha se së bashku me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë, po bëhet gjithçka që është në dorë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nura gjithashtu tregoi se akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet janë duke u monitoruar.