image S'ka ujë në disa zona të Gjakovës, shkak ndërprerja e rrymës

Kosovë

S’ka ujë në disa zona të Gjakovës, shkak ndërprerja e rrymës

news image

KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona ka ndërprerje të furnizimit me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në Facebook nga kjo kompani, është bërë e ditur se zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/Gazeta Sinjali/