image Siriani kryen vjedhje në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, qytetarët luten që të kenë kujdes (VIDEO)

Siguri

Siriani kryen vjedhje në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, qytetarët luten që të kenë kujdes (VIDEO)

news image

Një vajzë nga Prishtina ka publikuar një video të vjedhjes në oborrin e shtëpisë së saj, e cila thotë se ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo pretendon se një shtetas i Sirisë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së saj, ku ka vjedhur patika, vlera e të cilave thotë se ka qenë mjaft e madhe.

“Kjo video është marrë nga kamerat e sigurisë së shtëpisë tem, dje me datën 16.05. Personi që po hyn ka qenë i panjohur dhe ka vjedh disa patike, ato që kanë pas vlerë më të madhe. Kjo ka ndodhë në ‘Lagjen e Muhaxherëv’ dhe personi në fjalë është gjer sot, është me nacionalitet sirian dhe banon në hotel ‘Gloria’, më saktë përballë shtëpisë që shihet në video”, ka shkruar ajo në grupin Network Prishtina.

Kjo qytetare thotë se me rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, për të cilën thotë se nuk e ka marrë parasysh si rast.

Me këtë rast, ajo ka apeluar te banorët e “Lagjes së Muhaxherëve” që të kenë kujdes, pasi që thotë se personi në fjalë shëtitet në lagje gjatë tërë kohës.

/Gazeta Sinjali/