image Sindikata e Trepçës: Vendimi për suspendim na u mbajt i fshehtë, Trepça nuk paska rëndësi për shtetin

Politikë

Sindikata e Trepçës: Vendimi për suspendim na u mbajt i fshehtë, Trepça nuk paska rëndësi për shtetin

news image

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka reaguar menaxhmentit të Trepçës pasi ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Sindikata ka hedhur poshtë pretendimet se emra të përveçëm kanë organizuar grevën duke shtuar se “greva është organizuar nga minatorët si një trup e vetme”.

“Ju njoftojm se me datën 27.10.23 Kryeshefi i ndërmarrjes ka lëshuar një “Vendim” për largimin e përkoshëm nga puna të 5 antarëve të kryesisë sindikale (Kryetarin, nënkryetarin, dhe 3 antar tjerë), vendim i cili nuk na është dorzuar, por është mbajt fshehur nga menaxhmenti. Në arsyetimin e dhënë në këtë vendim për largimin e përkoshëm nga puna, ne cilësohemi si “përfaqësues të grevistëve” dhe shkaktar apo i iciator të grevës. Madje duke vepruar komplet jashta procedurave dhe të drejtave të tyre menaxhmenti na akuzon për vepër penale, duke abuzuar dhe treguar paditurin e tyre dhe duke marre rolin e prokurorit”, thuhet në reagimin e tyre.

Sindikata po ashtu ka adresuar disa kritika edhe për Qeverinë, Presidencën e deputetët e Kuvendit.

“Në syt e të gjithë ju deputetëve dhe pushtetarëve që keni murosur fatin tuaj të mirë ne kolltuqe dhe jetë lluksi, falë votave të këtyre minatorëve e familjeve të tyre, ta dini se jeta e minatorëve është në rrezik, perderisa ja bëni sehir në lluksin e jetëve tuaja. Vazhdoni.

Ndoshta në një të ardhme, kur të filloj viti zgjedhor, do të gjeni forcën, motivin dhe interesin tuaj për të na vizituar e treguar prralla, se si ju keni interesin dhe dashurine ndaj minieres dhe minatorëve. Si ju jeni llokomotiva e shoqërise dhe jeni meritor”, thuhet ndër tjera.

Reagimi i plotë i Sindikatës:

Shantazhet dhe Kercenimet nuk po ndalen

– Te Gjithe Po Heshtni –

Sot si asnjeher tjetër është vërtetuar se Trepca SH.A. dhe Minatorët nuk kanë rëndësi për askënd, qoft President i Republikës së Kosovës, Kryeministër, Deputet, Ministër, Kryetar Komune, Shkenctar, Publicist, Analist, Sportist apo ckado tjeter. Trepça dhe minatorët qenkan të një rëndësie të vecant vetëm për konsum publik, ndërsa jeta e minatorëve, paska vleren e një lecke qe nuk vret veshin e askujt dhe se prek zemren e asnjë qytetari të këtij vendi.

Në syt e të gjithë ju deputetëve dhe pushtetarëve që keni murosur fatin tuaj të mirë ne kolltuqe dhe jetë lluksi, falë votave të këtyre minatorëve e familjeve të tyre, ta dini se jeta e minatorëve është në rrezik, perderisa ja bëni sehir në lluksin e jetëve tuaja. Vazhdoni.

Ndoshta në një të ardhme, kur të filloj viti zgjedhor, do të gjeni forcën, motivin dhe interesin tuaj për të na vizituar e treguar prralla, se si ju keni interesin dhe dashurine ndaj minieres dhe minatorëve. Si ju jeni llokomotiva e shoqërise dhe jeni meritor.

Heshtni, por ta dini se një ditë do të ndieni turp në palcë për këtë indiferencë.

Ju njoftojm se me datën 27.10.23 Kryeshefi i ndërmarrjes ka lëshuar një “Vendim” për largimin e përkoshëm nga puna të 5 antarëve të kryesisë sindikale (Kryetarin, nënkryetarin, dhe 3 antar tjerë), vendim i cili nuk na është dorzuar, por është mbajt fshehur nga menaxhmenti.

Në arsyetimin e dhënë në këtë vendim për largimin e përkoshëm nga puna, ne cilësohemi si “përfaqësues të grevistëve” dhe shkaktar apo i iciator të grevës. Madje duke vepruar komplet jashta procedurave dhe të drejtave të tyre menaxhmenti na akuzon për vepër penale, duke abuzuar dhe treguar paditurin e tyre dhe duke marre rolin e prokurorit.

Të jeni të vetedijshëm se tirania ka ngulur rrënjë dhe është duke u zgjeruar. Nesër do të jetë shumë vonë dhe secili nga ju institucionalist do të mbani përgjegjsi të pakten morale.

Pë hir të opinionit kjo grevë është organizuar nga minatorët si një trup e vetme dhe se vendimarrja ju takon të gjithëve.

Ne si sindikatë pranojmë se jemi minatorë grevist dhe negociator për të gjetur një zgjedhje për të dalur nga kjo situatë sa ma parë. Dhe se mbeshtesim vullnetin e minatoreve grevist gjithmone.

Ju njoftoj se sot në mënyr të paprecedent, duke bërë përpjekje për të luftuar me cdo kusht grevistët dhe për të vulosur tiraninë e për të mposhtur cdo zë kritik apo kërkesë, menaxhmenti ka kërkuar nga rojet e sigurimit për të na e ndaluar qasjen në objekt 5 antareve të kryesisë së sindikatës. Një gjë e tillë smbajet mend të ketë ndodhur ndonjeher.

Sot minatorët në ditën e 7-të të greves, nuk kanë askend përvec njeri tjetrit.

Edhe nje natë të vetme dhe do rishkruhet historia e vitit 89-të, atëher kur minatorët u mbyllën per 8 netë e 8 ditë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Reflektoni se do mbaheni ne mend.

/GazetaSinjali/