image Minatorët në grevë, menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetari e sindikatës dhe tre punëtorë të tjerë

Minatorët në grevë, menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetari e sindikatës dhe tre punëtorë të tjerë

news image

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për media se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Ndërkaq, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

/GazetaSinjali/