image Simeone para se të rinovojë me Atleticon kërkon super yllin argjentinas

Futboll

Simeone para se të rinovojë me Atleticon kërkon super yllin argjentinas

news image

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Diego Simeone pritet të rinovojë kontratën me Atletico Madrid deri në 2024-ën, përcjell Sinjali Sport.

Megjithatë, trajneri argjentinas nuk është i kënaqur dhe duket se i ka kërkuar klubit një përforcim me peshë për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, objektivi numër një i Simeone-s në merkato është Lautaro Martinez.

“Los Colchoneros” do të provojnë ta marrin, por nuk do të jetë një operacion i lehtë.

Inter, në fakt, kërkon 70 milionë euro për shitjen e argjentinasit. /Gazeta Sinjali Sporti/