image Si ndodhi vrasja në tentativë mbrëmë në Prishtinë

Siguri

Si ndodhi vrasja në tentativë mbrëmë në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja, ndërsa rasti është hapur si “vrasje në tentativë”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.”

/GazetaSinjali/