Personi me inicialet V.H., ka vdekur të premten mbrëma, pasi që i njëjti dyshohet se u goditë për vdekje disa herë me thikë në Hajvali të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur si pasojë e një zënke me fjalë që viktima e pati me dy persona të tjerë.
Mirëpo sipas familjarit të të ndjerit, ai nuk pati kurrfarë problemesh me askënd.
“Nuk e di çka kanë pas ata në mes veti, me atë familje jo, as nuk e njohim, as nuk na njeh”, tha familjari për Klan Kosova.
Të njëjtit kanë thënë se këtë punë ia kanë besuar tashmë organeve të drejtësisë.
“Nuk u kanë djalë i probleme, ka qenë djalë që ka punu, nuk e di çka kanë pas mes vete”.
Varrimi i viktimës është bërë të shtunën pasdite.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, për rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./GazetaSinjali/