Ekipi i Milan ka pësuar humbje kundër Genoas me rezultat 1:2 në ‘San Siro’.
Genoa shënoi dy golat në pjesën e parë. Fillimisht Pandev në minutën e 7-të, pastaj Cassata në të 41-tën, transmeton Gazeta Sinjali.
Për Milan shënoi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 77-të që në fund nuk shërbeu për asgjë.
Me këtë fitore, Milan bën hapa prapa për të arritur një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve./Gazeta Sinjali/