image Si do të jetë moti nesër?

Kosovë

Parashikimi/ Si do të jetë moti nesër?

news image

Nga verilindja e rajoni po depërtojnë masa më të freskëta ajrore që ditën e nesërme do të kushtëzojnë mot më të freskët.

Ditën e mërkurë mbi vend do të shtrihen fusha më stabile të presionit të lartë, e nga Mesdheu rryma më të ngrohta ajrore, që pas mëngjesit të ftohtë, ditën do të sjellin mot më të butë.

Vlerat e cilësisë së ajrit ditën e nesërme kryesisht do të luhaten përreth vlerave mesatare, mirëpo mëngjesin e ditës së mërkurë do të ketë inversion termik dhe qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, kështuqë ndotësit do të përqëndrohen më afër sipërfaqes tokësore, ndaj dhe vlerat e AQI-së do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Datat:

26.11.2019 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë dhe mesatare verilindore 1-6m/s. Indeksi UV: 1.

27.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mjegull. Ditën mot më i butë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 1-6m/s. Indeksi UV: 2. /Gazeta Sinjali/