image Si do të jetë moti në Kosovë deri të martën?!

Kosovë

Parashikimi/ Si do të jetë moti në Kosovë deri të martën?!

news image

Natën mundësi për reshje të dobëta bore rreth viseve kodrinore-malore. Nga e dita e diel mot i butë me vranësira dhe diell.

Sipas Prishtina Weather, një front i ftohtë pritet të kalojë në lindje të rajonit, i cili gjatë mbrëmjes pritet të sjellë në vendin tonë kushte për reshje shiu dhe bore, e përreth viseve kodrinore-malore reshje të dobëta bore.

Shërbimi i meterologjisë njofton se ky i ftohtë do të ulë temperaturat minimale gjatë të shtunës, të cilat pritet të rriten gjatë të dielës.

“Ky front i ftohtë do të sjellë masa më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, PW parashikon se do të ketë ajër të pashëndetshëm, cilësia e të cilit pritet të rritet të shtunën.

“Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Të shtunën, për shkak të erës që pritet të fryjë paradite, cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera të mira”,thuhet në njoftimin e shërbimit të meteorologjisë.

Parashikimi për periudhën 22-25 shkurt:

22.02 – Herët në mëngjes rreth viseve kodrinore-malore mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

23.02 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

23.02-24.02 – Të hënën butë, pjesërisht vranët. Ditën e martë butë, kryesisht me diell. Ditën vranësirat do të shtohen.

25.02 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën do të arrijnë deri në 7C, e nga dita e diel do të shënojnë rritje të theksuar deri në 15C.

Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-10m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e nga mesi i javës do pësojë rënie./Gazeta Sinjali/