Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Sipas këtij instituti, kjo situatë e mirë e motit do të na shoqërojë gjatë gjithë javës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Gazeta Sinjali/