image "Si boss", në mes të rrugës shoferi e hap derën krah e krah për ta derdhur kutinë e cigareve - Sinjali

“Si boss”, në mes të rrugës shoferi e hap derën krah e krah për ta derdhur kutinë e cigareve

news image

Çdo ditë po raportohet për shkeljen e rregullave të trafikut, derisa Policia herë i gjobit herë jo, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mëngjesin e sotëm, një tjetër shkelje është bërë nga një shofer që po voziste në Prishtinë.

Ai derisa po priste në të kuqen e semaforit, vendosi që ta hapë derën duke mos u frikësuar fare.

Sinjalizuesi që i ka dërguar fotografitë tha se ai po e gjuante bërllokun e cigares.

Përballë ‘Bil Clinton’ e derdhi kutinë e cigareve midis rruge si boss“, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin