image Shumica e kanë kuptuar gabimisht kohën e ‘luftës’ Ruiz – Joshua – këtu i gjeni të gjitha detajet

Sporte Luftarake

Sport/ Shumica e kanë kuptuar gabimisht kohën e ‘luftës’ Ruiz – Joshua – këtu i gjeni të gjitha detajet

news image

Anthony Joshua do të kërkojë t’i kthejë titujt e humbur në përballje me Andy Ruiz Jr, i cili e ka mposhtur disa muaj më parë. Joshua po ashtu kërkon t’i hakmerret meksikanit që në ‘luftën’ e parë e mundi duke shokuar të gjithë.

Ruiz Jr prodhoi një nga befasitë më të mëdha në historinë e boksit të peshave të rënda, kur e mposhti me nokaut në raundin e shtatë anglezin.

Meksikani i fitoi dhe i posedon titujt në IBF, WBA dhe WBO. Meçi sonte do të zhvillohet të shtunën (sot) më 7 dhjetor në Diriyah, Arabia Saudite.

Arabia Saudite është dy orë përpara me Kosovë. Kështu ngjarja e madhe e boksit fillon nga ora 18:00, por meçi mes Joshua dhe Ruiz JR zhvillohet nga ora 20:00. Do të jetë drejtpërdrejt në Kujtesa.

Biletat aktualisht janë në shitje në faqen e internetit të Diriyah Season, por vendet më të lira sillen rreth 100 funte.

Joshua është mundur një herë në 23 luftime, duke fituar 22 prej tyre. 21 prej tyre kanë qenë me nokaut.

Andy Ruiz Jr ka luftuar 34 herë, duke fituar 33. 22 nga ato fitore ka qenë me nokaut./Gazeta Sinjali/