image Shtylla elektrike kërcënon banorët në kryeqytet

Kosovë

Siguri/ Shtylla elektrike kërcënon banorët në kryeqytet

news image

Një shtyllë elektrike është dëmtuar në Prishtinë duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës “Dardania” përballë Bashkësisë Lokale 3. Faqja “Vrojtuesit e lagjes” në facebook ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes.

Një shofer i kamionit, duke kaluar në këtë lagje, nga pakujdesia ka tërhequr kabllon elektrike dhe me këtë rast ka dëmtuar shtyllën elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht shtylla po mbahet nga dega e pemës dhe paraqet kërcënim serioz për banorët e veçanërisht për fëmijët që frekuentojnë këtë lagje. /Gazeta Sinjali/