Shtatë persona janë lënduar si pasojë e katër aksidenteve që kanë ndodhur ditën e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, dje rreth orës 15:10 në rrugën “UÇK”, në Viti ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasojë dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë trajtim mjekësor.
Po ashtu, dje rreth orës 17:30 në rrugën e Kamenicës, dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në mes të tri veturave.
Ndërsa, një ngasëse femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të tri automjeteve në rrugën Shirokë – Sopijë në Suharekë, dje rreth orës 16:00.
Bëhet e ditur se shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.
Ndryshe, dje Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një aksident trafiku në “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj mes të një veture dhe traktori ku si pasojë e kësaj, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencë.