image Aksident ndërmjet 3 automjeteve në Ferizaj, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident ndërmjet 3 automjeteve në Ferizaj, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, si pasojë e të cilit dy persona janë lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi, i cili ka thënë se njëra nga veturat e ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër ku më pas ka goditur veturën që ishte duke ardhur në atë drejtim.

Traktori ka qenë i parkuar, njëra veturë e ka humbur drejtimin ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe e ka goditur një automjet tjetër. Pas kësaj, është goditur edhe traktori. Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi.

Gashi gjithashtu ka thënë për Gazetën Sinjali se të lënduarit janë dërguar me emergjencë në Spitalin e Ferizajt, ku më pas njëri nga ta është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

/Gazeta Sinjali/