image Shqiptarët mbajnë portën e paprekur ndaj Milanit, Rosonerët me barazimin e dytë me radhë

Futboll

Shqiptarët mbajnë portën e paprekur ndaj Milanit, Rosonerët me barazimin e dytë me radhë

news image

Milani ka lëshuar pikë sërish në Serie A.

“Kuqezinjtë” nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një barazim pa gola ndaj Torinos si mysafir, shkruan Sinjali Sport.

Ky është barazimi i dytë radhazi i “Rosonerëve”, që bëjnë një hap fals në rrugën drejt titullit.

Etrit Berisha dhe Mergim Vojvoda ishin të dy startues për Torinon.

Berisha mbajti portën e paprekur dhe luajti 90 minutat e plota, ndërsa Vojvoda kompletoi 84 minuta duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Milani mbetet në pozitën e parë momentalisht me 68 pikë të mbledhura, dy më shumë se Interi, por që ‘zikaltrit’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaSinjaliSport/