image Shqetësuese: Nxënësi i gjimnazit në Prishtinë hedh gaz lotsjellës në klasë

Siguri

Shqetësuese: Nxënësi i gjimnazit në Prishtinë hedh gaz lotsjellës në klasë

news image

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i kësaj dukurie shqetësuese dhe alarmante është zbuluar së fundi në gjimnazin e shkencave shoqërore ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë.

Sinjali mëson se një nxënës ka hedhur gaz lotsjellës brenda hapësirave të klasës, duke rrezikuar kështu shokët e shoqet që ishin në të njëjtin ambient me të. Por për fat të mirë, nuk ka pasur persona të lënduar.

Drejtori i shkollës me të marrë vesh se çfarë ka ndodhur, ka njoftuar organet e rendit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar sprejin dhe kanë arrestuar të miturin.

Ky i fundit është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

I mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë.

/GazetaSinjali/