image Shpërthimi në Prishtinë ndodhi në një qendër të lojërave për fëmijë

Siguri

Shpërthimi në Prishtinë ndodhi në një qendër të lojërave për fëmijë

news image

12 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në një objekt në rrugën Prishtinë – Ferizaj, sot rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky shpërthimi ndodhi në një qendër të lojërave për fëmijë.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti, ky shpërthim ishte shumë i fuqishëm.

Qytetarët që kanë qenë jashtë kanë vrapuar për të shikuar për të lënduarit./Gazeta Sinjali/