image Shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë, policia thotë se janë 12 të lënduar

Siguri

Shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë, policia thotë se janë 12 të lënduar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se ka pasur një shpërthim në lagjen “Marigona” në Prishtinë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali, se si pasojë e këtij shpërthimi janë lënduar 12 persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Në vendngjarje ajo njoftoi se kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes, të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin./Gazeta Sinjali/